Kur kanë mbetur pak ditë nga dhënia e vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave me Shqipërinë, kreu i qeverisë Edi Rama ka shkarkuar nga detyre zv/ministren e Jashtme Kleopatra Maliqi.

Motivi i shkarkimit të Maliqit nuk shpjegohet nga Rama në vendimin e firmosur dje.

VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.