Pak njerëz i janë përgjigjur Berishës për protestë për të politizuar rastin tragjik të Laer Kurtit. Numri i njerëzve që u janë përgjigjur thirrjes së egër të Sali Berishës për të protestuar për rastin tragjik të një qytetari që humbi jetën ndërsa ishte i ndaluar në polici, është një tregues i qartë, se qytetarët nuk mund të manovrohen më.

Sot Berishës nuk i kanë shkuar pas as militantët e foltores. Nëse ka fakte e të dhëna mbi abuzimin e zyrtarëve në këtë rast të policisë, opozita merr nisma ligjore, apo edhe politike, por jo pa dalë qartësisht një raport hetimor apo folur një gjykatë. Aktualisht të gjithë punonjësit e policisë që janë marrë me rastin, janë të pezulluar.