Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditura detaje të reja për të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, e cila synon të nxisë investimet në zonat kryesisht malore.

Rama deklaroi se për 500 aplikuesit e parë, të cilët do ta përfundojnë me sukses procesin e aplikimit, nuk do të ketë asnjë lloj takse për 10 vite, ndërsa për pjesën tjetër taksa do të jetë 6%.

Ai theksoi se për zonat e mbrojtura, siç është rasti i Thethit, do të ketë një procedurë të veçantë ku bashkitë duhet të marrin miratimin specifik. Për zonat e tjera nuk kërkohet një leje e tillë, shkruan A2 CNN.

“Për këtë arsye kemi krijuar edhe një fleksibilitet të caktuar ku mund të ndërtohet edhe në një zonë të mbrojtur, por me kushte strikte. Vetëm pasi ndërtohet mund të merret edhe hipoteka e pronës,” tha Rama.

Sipas tij, titulli i pronësisë nuk është kusht paraprak, pasi mund të fitohet pas përfundimit të ndërtimit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *