( FOTO: Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble)/

Një pako e dyshimtë e dërguar në adresë të ministrit të Financave Wolfgang Schauble, ka alarmuar sot Berlinin.

Shërbimet e sigurimit në zyrën postare të ministrisë dalluan pakon potencialisht fatale kur ajo kaloi nëpër një makineri me rreze X, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Skaneri tregoi telat që dilnin nga nga pakoja e dyshimtë. Policia gjermane ka konfirmuar se “paketa e dyshimtë”, përmbante eksploziv.

Policia shkroi në Twitter se pakoja u gjet në orën 9:30 paraditen e sotme dhe disa punonjës madje u evakuuan nga ndërtesa.

Ekspertët thanë se pas një hetimi paraprak, pakoja përmbante një përzierje eksplozivash, që zakonisht përdoret për të prodhuar fishekzjarrë.

Një deklaratë zyrtare e policisë tha se ajo ishte projektuar për të shkaktuar “dëmtime të konsiderueshme sapo të hapej pakoja”.

Pakoja u dërgua më pas në ndërtesën e Policisë Kriminale të Shtetit për hetime të tjera nga ekspertët anti-eksploziv.

/Veritas.com.al/