Dy kalimtarë kanë mbetur të plagosur nga këputja e papritur e një palme në Durrës, për shkak të erës së fortë.
Incidenti ndodhi te kryqëzimi i sheshit “Azem Hajdari”, pranë ish-lulishtes “1 Maji” në qytetin bregdetar.
Dëshmitarët tregojnë se rënia e papritur e palmës shkaktoi frikë, po dhe të plagosur siç tregohet dhe nga pamjet në vendin e ngjarjes.
Kalimtarët e tjerë dhe punonjësit e njësive të shërbimit aty pranë kanë nxituar t’u vijnë në ndihmë të dëmtuarve, të cilët janë dërguar më pas në urgjencën e spitalit rajonal ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
VERITAS.COM.AL/