
ABC News ka siguruar pamje të reja të dhunës së ushtruar nga deputeti demokrat, Bledion Nallbati, ndaj një shoferi kamioni në qytetin e Korçës.
Nga pamjet shihet se Nallbani e ka goditur shoferin në sy të policëve.
Në këtë ngjarje u përfshi edhe i vëllai i Nallbatit, i cili nga gjykata, u la me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Nallbati dhe dhuna kanë ecur bashkë prej vitesh. Që në vitin 2020 kur dhunoi primaret në Devoll, për t’u futur në listën e deputeteve të Bashës.
Më pas u bë kamikaz i Berishës, dhe u bë i famshëm pasi goditi me dhunë, deputetin me paqësor në Kuvend, socialistin Vullnet Sinaj.
Por tani Nallbati i është rikthyer dhunës nëpër rrugë, së bashku me vëllain e tij me precedentë.
Pak ditë më parë, policia e Korçës për dhunën e ushtruar ndaj drejtuesit të kamionit, vuri në pranga Alti Nallbatin, vëllain e deputetit dhunues, por të martë, edhe ate, gjykata vendosi ta lërë në detyrim paraqitje.
Pra, në Shqipëri nëse je deputet, njerëzit duhet t’u ruhen atyre, në rrugë apo në kafe. Ata mund të na dhunojnë, kurse ne jo. Ne vetëm mund t’i votojmë!’.
Komente