Panamaja ka ndërprerë lidhjet e saj diplomatike me Taivanin për të forcuar marrëdhëniet me Kinën, njoftoi BBC. Qeveria panameze deklaroi se njeh politikën e “një Kine të vetme” dhe se e konsideron ishullin pjesë të sajën.

Nga ana e tij, Taivani shprehu irritim dhe keqardhje për këtë vendim dhe akuzoi Panamanë për sjellje “prej të forti”. Kina e sheh Taivanin si një provincë të shkëputur.

Një seri vendesh mbajnë marrëdhënie me Taipein më tepër sesa me Pekinin dhe Panamaja është vendi i fundit që ka ndërruar krah.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ishulli-shtet Sao Tome dhe Principe në Afrikë bën një lëvizje të ngjashme. Tani, vetëm 20 vende kanë lidhje diplomatike më Taivanin.  Në vitet e fundit, Kina ka intensifikuar investimet e saj në vendin e Amerikës Qendrore, ku ndodhet dhe Kanali i famshëm i Panamasë.

Veritas.com.al/