-Trashëgimtarja e Stalinit vishet si garipe, stërnipi i Hitlerit urren Trumpin. Dhe Mengele është komunist-
Nga: Massimo M. Veronese /
Svetlana, e ëma, ishte vajza e vetme e Stalinit, “Genghis Khan që ka lexuar Kapitalin” siç e quante Lenini.
Ajo ishte inteligjente, aspak arrogante, pëlqente Dostojevskin dhe koncertet simfonike dhe kishte një roje që e ndiqte hap pas hapi. Churchill e ka treguar atë si “një vajzë e bukur me sy blu, flokë të kuqe, të fiksuara me llak”. Shoqja e saj Olga e ka kujtuar tek Enzo Biagi si “një nga gratë me rrezelluese që kam takuar ndonjëherë.” Chrese, e bija, e lindur nga martesa e tretë e Svetlanes me amerikanin William Wesley, ështe fotografuar kohë më parë, pak për argëtim dhe pak për rebelim, me flokë të oksigjenuara, me te kuq buzësh ngjyre zjarri, me cigare në cep të gojës dhe një pushkë (të rreme) mbi supe. Ajo është gati pesëdhjetë vjeç, por tregon shumë më pak edhe e veshur si Sex Pistols. Ajo është aktore, muzikante, shkrimtare, por menaxhon një dyqan të vogël me antikuarie në Portland të Ohajos. Ajo ka një mijë emra të gjithë të ndryshëm, Chrese Evans, Allelujeva Olga, Olga Peters…,sepse është vështirë të ketë mbi vete mbiemrin e gjyshit: Të jenë nipërit e kasapit të historisë është një dënim që e vuajnë te pafajshmit. Dhe kjo lëviz balancën, veçanërisht atë psikologjike.
Në Amerikë, në një shtëpi modeste prej druri si shtëpia e një murgu te Patchogues, në Long Island, jeton edhe stërnipi i Adolf Hitlerit, Aleksandër Adolf Stuart-Houston, 70 vjeç, i cili kurrë nuk ka zbuluar as edhe fqinjëve afërsinë me Fuhrerin, ashtu si dhe vëllezërit Brian dhe Louis, të cilët jetojnë në të njëjtën lagje. Ju rrëfye ne fakt vëllai te fejuarës çifute qe e la ne vend. E vështirë të përziesh gjenet e tyre me ato të genocidit, ndoshta edhe për këtë mërmëritet, vëllezërit kanë nënshkruar një pakt që të mos ndjekin pasardhjen e Adolfit. Alexander thuhet se është konservator, por nuk e duron dhe nuk e voton Trumpin.
Nëse Gudrun Himmler, bija e Heinrich Himmler, arkitekti i Holokaustit, nuk ka dashur të dënojë kurrë babanë e saj, stërmbesa Katrin, politologe, u martua me një izraelit, “por nuk ka dashur të ndryshoje mbiemrin.” Emrin ne fakt e ka fshirë Rolf Mengele, djali i Josef, mjeku i kampeve të përqendrimit, që kërkoi kot nga babai i tij i fshehur në Brazil shpjegime. Tani militon në të majtën radikale, por nuk ka dashur të zbulonte në të kaluarën ku ishte i fshehur babai i tij.
Martin Adolf Bormann i riu, djali i Martin, krahut te djathtë të Fyhrerit u be prift, dhe për vite ka punuar si misionar në Afrikë. Ndoshta për këtë e ka falur babain : «Nuk e urrej». sepse, thoshte, “dua ta ndaj njeriun nga hierarku.” Pothuajse të gjithë ja kanë mbathur edhe fizikisht nga emri që ata mbajnë, larg nga çdo kujtim. Me përjashtim të Mao Xinyu, i vetmi nip i Maos, dhe djali i fëmijës se dytë të Mao Ce Dunit, Mao Anqing. Duket si fëmija i përjetshëm i Kim Jong-un, dhe është gjenerali me i ri i Ushtrisë se çlirimit popullor, edhe pse fotot e portretizojnë gjithmonë pak si ‘shumë të çrregullt në pamje’. E kishin bërë të vdekur në një aksident rrugor, rrëzuar në një përroskë duke u kthyer nga varrezat ushtarake në Hoechang, në fakt është rishfaqur muaj pas përplasjes sikur asgjë nuk kishte ndodhur, e shumta me beretën e tij të çrregullt.
Larg edhe nga mënyra e te qenit janë Jaffar Amin, biri i diktatorit te Ugandes Idi Amin, i cili e gjeti veten duke punuar si dublues publicitar per televizionin, dhe Fernando Martin Manotoc, nipi i ish presidentit Filipinas Ferdinand Marcos, i cili ka punuar si model i veshjeve intime. Alina Fernadez ishte për vite me radhë nëpërmjet radios nga Shtetet e Bashkuara, spina në krah te Fidel Castros. “Më ngjall keqardhje dhe neveri,” thoshte. Ishte babai i saj.
Veritas.com.al/