Pasi një komision francez lëshoi një raport që zbuloi 70 vjet abuzim seksual të fëmijëve në Kishën Katolike të vendit, ku u tha se numri i viktimave të abuzuar nga klerikët dhe njerëzit e lidhur me kishën ishte rreth 330 mijë dhe pas deklaratave të aktorit francez, Laurent Martinez, i cili tregoi se ishte dhunuar nga një prift kur ka qenë vetëm 8 vjeç, i pikëlluar ka reaguar edhe Papa Françesku.
Papa Françesku u shpreh i trishtuar që Kisha Katolike në Francë nuk ishte në gjendje të mbronte fëmijët nga abuzimi seksual i klerit francez.
“Dëshiroj t’u shpreh viktimave trishtimin dhe dhimbjen time për traumën që kanë pësuar. Dhe gjithashtu turpi im, turpi ynë, për paaftësinë e Kishës për një kohë të gjatë për t’i vënë ata në qendër të shqetësimeve të saj”, tha Papa në auditorin e tij të përgjithshëm javor.
Mes tjerash, Papa ftoi katolikët në Francë që të marrin përgjegjësitë e tyre për të siguruar që Kisha është një shtëpi e sigurt për të gjithë.
Ai i bëri thirrje klerit të vazhdojë punën për të siguruar që situata të tilla të mos përsëriten, duke ofruar mbështetjen e tij për priftërinjtë francezë që të përballen me këtë gjyq të vështirë, por të shëndetshëm.
Ndryshe, edhe aktori francez, Laurent Martinez, ka “tronditur” publikun, ndërsa ka deklaruar se është përdhunuar nga një prift kur ishte tetë vjeç.
Sipas Martinez, prifti që e përdhunoi u zhvendos në një vend tjetër pasi ai u tregoi prindërve të tij për atë që kishte ndodhur, por abuzimi vazhdoi të ndikonte në jetën e tij, shkruan “News Sky“.
(Laurent Martinez).
“Më ka përndjekur gjithë ato vite. Unë me të vërtetë nuk jam plotësisht i liruar për këtë”, tha ai.
Mes tjerash, ai shtoi se trauma kishte një ndikim në marrëdhëniet e tij me gratë dhe e la atë të shqetësuar për kontaktet seksuale, të cilat ai mendonte se ishte “diçka e ndaluar”.
Ai shtoi se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për priftin që e kishte abuzuar përsëri, dhe duke pasur parasysh moshën e tij në atë kohë, ai ka të ngjarë të ketë vdekur tani.
Martinez tha se raporti për këtë abuzim të përhapur ishte “padyshim shumë vonë”, por se ka pak kuptim për të reflektuar për këtë. Në vend të kësaj, ai beson se “tani është koha për veprim” – dhe rekomandimet që janë bërë duhet të merren parasysh.
Duke bërë thirrje që progresi të monitorohet çdo tre ose gjashtë muaj, Martinez, kishte një porosi edhe për organet e drejtësisë.
“Kisha duhet të jetë përgjegjëse tani për të gjitha ato që janë bërë gjatë këtyre viteve”, ka thënë ai.
Ai tani ka shkruar një dramë për abuzimin e quajtur “Pardon?”, për ta ndihmuar atë të merret me përvojat e tij.
Skandali në Francë është i fundit që goditi Kishën Katolike Romake, e cila është tronditur nga skandalet e abuzimit seksual në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë fëmijë, gjatë 20 viteve të fundit.
Rreth 80% e viktimave besohet se kanë qenë meshkuj, Ndërkohë që, Sauve, tha se afërsisht 60% e të gjithë atyre që u abuzuan seksualisht hasën në “probleme të mëdha në jetën e tyre sentimentale ose seksuale”.
Komisioni ka lëshuar 45 rekomandime se si të parandalohet abuzimi në të ardhmen – përfshirë trajnimin e priftërinjve dhe klerikëve si dhe nxitjen e politikave për njohjen dhe kompensimin e viktimave./AP/