Çdo komb është i lirë të zgjedhë liderët politik që ai do, tha Papa Francesku ditën e Shtune, ndërsa vetë Europa po shkon drejt ‘shpërbërjes’.
“Çdo vend është në të drejtën e tij q ëtë bëjë zgjedhjen që beson se është mirë për të. Unë nuk mund të gjykoj nëse është duke e bërë mirë ose jo zgjedhjen e vet, sepse unë nuk i njoh politikat e brendshme”- tha Francesku, duke iu referuar zgjedhjeve që po vijnë në Francë.
Ne duhet “të respektojmë opinionin e njerëzve dhe diskutimet e ndershme të politkanëve”- tha ai.
Gjatë fluturimit në kthim nga Egjypti për në Romë, të Shtunën, Papa dha një konferencë për gazetarët në bordin e avionit papal. Në konferencë ai u pyet rreth lëvizjes populiste që po shtrihet në Europë.
Virginie Riva e grupit Francez të “Radio Europe 1,” bëri krahasim direkt me zgjedhjet presidenciale në Francë, duke pohuar se katolikët francez “po detyrohen për të votojnë për njërin ose tjetrin ekstremizëm, ata janë të ndarë dhe konfuz”. Në fundin e muajit të kaluar, raundi i parë i zgjedhjeve nxori dy kandidatë përballë njëri tjetrit: Marine Le Pen e Frontit Nacional dhe Emmanuel Macro i partisë “En Marche!”. Finalja, balotazhi, do të mbahet me 7 Maj.
Francesku pranoj se ‘Unë nuk e kuptoj politikën e brendshme të Francës”, por përsëriti parimin se çdo vend është i lirë të bëjë zgjedhjen qqë beson dhe që është e drejtë për të.
/Veritas.com.al/