Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa Françesku është duke pushuar dhe ka kaluar një natë të qetë.

Njëkohësisht priten edhe rezultatet e CT të mushkërive të cilës i është nënshtruar dje, të martën.

Informacionet tregojnë se ekzaminimi do të rishikohet nga një ekip mjekësor specialistësh dhe se administrimi i antibiotikëve vazhdon.

Papa Françesku ndodhet në spitalin Agostino Gemelli në Romë që prej 14 shkurtit dhe lutjet filluan në sheshin e Shën Pjetrit të hënën për shërimin e Papës.

Në këtë lutje katolike morën pjesë mbrëmë edhe klerikë që në të kaluarën e kishin kritikuar ashpër veprën dhe të gjithë linjën e Papës argjentinas./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *