Papa gjate lutjes në Bari denoncon “indiferencën që vret” Lindjen e Mesme

Papa Françesku ishte dje në Bari, së bashku me udhëheqësit e komuniteteve të krishtera në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Indiferenca vret – thotë Papa – dhe ne duam të jemi zëri që kundërshton vrasjen e indiferencës. Duam t’i japim zë atyre që nuk kanë zë, atyre që mund të gëlltisin vetëm lot, sepse Lindja e Mesme sot qan, vuan dhe hesht, ndërsa të tjerët e shkelin në kërkim të pushtetit dhe pasurisë “.

“Mbi këtë rajon të bukur – vazhdon shenjtëria e Tij – është shtuar, sidomos në vitet e fundit, një mbulese e errësirës: luftë, dhunë dhe shkatërrim, pushtime dhe forma të fondamentalizmit,emigrim i detyruar dhe braktisje, të gjitha – denoncon Bergoglio – në heshtjen e shume njerezve dhe me bashkëpunimin e shumë te tjerëve. Lindja e Mesme është bërë toka e njerëzve që largohen nga toka e tyre. Ekziston rreziku që prania e vëllezërve dhe motrave tona në besim të fshihet, duke njollosur fytyrën e vete rajonit sepse një Lindje e Mesme pa të krishterë nuk do të ishte Lindje e Mesme “.

“I jemi bashkuar pelegrinëve në Bari – vazhdon Papa – dritare e hapur për fqinjët e Lindjes, duke sjellë në zemrat tona Kishat tona, popujt dhe shumë njerëz që jetojnë situata vuajtjesh të mëdha. U themi atyre: ‘Ne jemi pranë jush’. Të dashur vëllezër, ju falënderoj nga zemra qe keni ardhur këtu, më bujari dhe gatishmëri. Dhe jam aq mirënjohës për të gjithë ju që na prisni në këtë qytet, në qytetin e takimit dhe të mirëpritjes “.

Bergoglio na fton të shpresojmë: “Të krishterët janë drita e botës jo vetëm kur gjithçka rrotull është rrezatuese, por edhe kur, në momentet e errëta të historisë, nuk dorëzohen ndaj errësirës që rrethon dhe ushqen fitilin e shpresës me vajin e lutjes dhe te dashurisë. Sepse kur shtrihen duart në qiell në lutje dhe kur I shtrihet dora vëllait pa kërkuar interesin, djeg dhe shkëlqen zjarri i shpirtit, shpirti i unitetit, fryma e paqes “.

Veritas.com.al/