Një lajm i hidhur për LSI-në vjen nga Durrësi.
Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, i mjeri më i famshëm në Shqipëri Ard Daullxhiu, një personazh i bërë viral në rrjetet sociale por edhe si një mbështetës i LSI-së dhe Ilir Metës.
Burimet bëjnë me dije se ai ka pësuar infarkt. Daullxhiu është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur dot të shpëtojë. Gjithashtu policia e qytetit bregdetar konfirmoi se nga spitali u kishte ardhur informacion për një shtetas me iniciale A.D, i cili kishte ndërruar jetë sapo kishte mbërritur në urgjencë.