Në zemër të kryeqytetit, aty ku dikur jetonte nomenklatura më e lartë komuniste dhe tani është qendra e pub-eve, lokaleve të muzikës, dhe e jetës së natës të rinisë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes dikush është vrarë. Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë është shënuar pak çaste më parë, ndërsa rrethanat ngelen ende të paqarta. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore.

dy të plagosurit janë Ervis Martinaj, një emer i njohur ky për policinë si dhe Redi Popesku. Mësohet se Martinaj është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Popesku ndodhet në spitalin e Traumës. “BalkanWeb” mëson se viktima nuk ka asnjë mjet identifikimi, ndaj është e vështirë identifikimi i tij.

vijon…