Kryeministri Rama:
“Jemi mjaft të gatshëm të vazhdojmë të bëjmë projekte të tjera. Dua po ashtu të falenderoj Federikën që u kthye në Kolegjin e Europës dhe që ndihmon gjithmonë për të ngritur vendet që janë në depresion. Ne nuk jemi më në depresion, por sërish jemi shumë të lumtur që na ngrenë lart. Duan të falenderoj Albinin dhe Dimitrin që rezistuan dhe ishin me ne në këtë përurim. Edhe dua të falenderoj të gjithë ju që erdhët këtu sonte dhe jam i sigurt që duke ikur prej jush tani, ju lë në duart më të mira. Jam i sigurt që çdo gjë që do t’ju ofrojnë brenda dhe jashtë Piramidës do jua tregojnë. Jam i bindur që nuk do t’ju marrë malli për mua. Edhe me bindjen që nuk do t’ju mungojë, ju uroj një vazhdim të mbarë të pjesës së fundit të mbrmjes se më duhet të vrapojë që t’ju gjunjëzohem për t’ju falenduar”.