Sokol Stojani, si Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit, numërohet si autoriteti 2 në Prokurorinë e Përgjithshme. I ndodhur para kolapsit që ka pësuar organi i Hetimit para të dyshuarit për krime të rënda Shullazi, dhe të cilësuar nga ambasadori i SHBA si ‘peshk i madh’ i krimit, Stojani nuk rezistoi.

Kreu i Drejtorisë së inspektimit në Prokurori Sokol Stojani ka dhënë dorëheqje, pasi nuk pranoi që të hetojë 10 kolegët e tij prokurorë lidhur me çështjen ‘Shullazi’. Kujtojmë Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme, nisi dje një hetim disiplinor për 10 prokurorë, pasi ata nuk pranuan që të ishin pjesë e shortit për këtë çështje.

10 prokurorë janë tërhequr para një të burgosuri ‘kriminal  , gjë që dëshmon frikën e Hetimit dhe të Akuzës kundër krimit.

Prokurorët ‘rebelë’ janë Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmataj.

Veritas.com.al/