Raporton: TCH/
Në kulmin e pandemisë të Covid19, kur e gjithë Shqipëria ishte e izoluar deputetët e kuvendit të Shqipërisë, kanë marrë miliona lekë dieta po ashtu janë paguar edhe për karburant, paçka se ata nuk ka qenë asnjë ditë në zonat e tyre elektorale.
Suzana Topi deputete e ardhur nga listat e LSI, është e para në këtë listë, me shumën më të madhe të dietave paguar nga kuvendi. Ajo ka marrë 1.5 milion lekë të vjetra dietë dhe 330 mijë lekë për karburant.
Megjithëse deputeti Selami Jenisheri është parë shpesh herë duke mbërritur në kryesinë e kuvendit dhe seancat plenare me biçikletë, ai nuk i ka thënë jo marrjes së rimbursimit të karburantit në shumën e 300 mjë lekëve.
“Kur unë jetoj jo në Tiranë unë udhëtoj me biçikletë dhe nuk përdor makinë.Paguhem vetëm për rrugët udhtimet që bëj nga Shkodra në Tiranë dhe anasjelltas”, thotë Selami Jenisheri.
Muhamed Veliu: Gjatë muajt Prill sa herë keni qenë në Shkodër?
Selami Jenisheri: Për çdo muaj plotësohet një formularë dhe une mbaj shënime datat kur urdhëtoj, i kopjoj dhe i hedh në formular.
Muhamed Veliu: Gjatë muajt prill Tirana ka qenë zonë e kuqe nuk lejohej lëvizja në qytete të tjera.Ju thoni keni qenë në Shkodër pra e keni thyer karantinën?
Selami Jenisheri- Nuk e kam thyer karantinën se unë jam deputet dhe të drejtat e mia nuk janë si qytetarët e tjerë kam të drejtë te udhëtoj në të gjitha qytetet e tjera. Në kohën e pandemisë detyra ime është: a respektohet pandemia.
Nuk, bëjnë përjashtim nga marrja e dietave në kohë pandemie edhe deputetët të cilët vinë nga bota e biznesit siç janë Sadri Abazi që ka marrë 300.000 lekë për karburant, Nimet Musai 790.000 lekë dhe Myslim Murrizi 45.000 lekë.
Marrja e dietave dhe rimbusimit të karburantit janë njëra anë e medaljes e grykësisë të deputetëve shqiptarë. Me paratë e kaspaguese në muajin prill kuvendi Shqipërisë ka hapur një tender për blerje maskash, dizenfektantesh për të mbrojtur nga Covide të zgjedhurit e kombit.
Ky dokument nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tregon detajet e tenderit të Kuvendit të Shqipërisë ku kërkohet të blihen “material denzifektant xhel për duart 250 copë dhe 180 copë maska për në pjesën e hundës, gojës. Në fillim të pandemisë, Kuvendi akordoi rreth 30 mijë euro për dezinfektim 3D të sallës plenare dhe për pastrimin e tualeteve.
VERITAS.COM.AL/