Dita e sotme pritet të shënojë një tjetër kulm të valës së të nxehtit që ka përfshirë territorin e Shqipërisë gjatë javës së fundit.

Sipas Meteoalb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin. Në zonat malore të veriut dhe verilindjes do të shfaqen vranësira të lehta dhe të izoluara gjatë pasdites, por pa reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, sidomos në orët e mesditës, kurse në mëngjes temperaturat do të luhaten nga 18°C në zonat malore deri në 23°C në ato bregdetare.

Në mesditë, pritet që termometri të ngjitet në 33°C deri në 37°C, me zonat më të nxehta që do të jenë Fieri, Elbasani, Berati dhe rrethinat e Tiranës, ndërsa në mbrëmje moti do të vijojë të jetë i nxehtë, me temperatura që zbresin ngadalë në 25–28°C, duke sjellë net të vakëta.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi 15–25 km/h.

Temperaturat përgjatë vijës detare Durrës, Vlorë, Sarandë do të variojnë nga 31°C në mesditë deri në 27 °C.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *