Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Pro rekomandimit për heqjen vizave kanë votuar 420 deputetë të Parlamentit Evropian, 186 ishin kundër dhe 22 absetime.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon para fillimit të votimit tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Europian që të votojnë me votë pro.
“Kërkuam të votohej pro liberalizimi të vizave për Kosovën. Nuk është një vendim përfundimtar, megjithatë vendimi i këtij parlamenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin. Dihet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar për liberalizim të vizave”- ka thënë raportuesja e BE-së për Republikën e Kosovës, Tanja Fajon.
Pas votës së Komisionit Evropian tashmë pritet edhe votimi nga Këshilli i Ministrave të BE-së.
Veritas.com.al/