Tre eurodeputetë britanike te partisë euro-skeptike, përfshirë drejtuesin Gerard Batten, u bashkuan me grupin “Evropa e Kombeve dhe e Lirive”
Nga: Franco Grilli – Mer, 16/01/2019 – 16:48
Tre deputetë britanikë te partisë euro-skeptike dhe anti-emigracion Ukip, ndër të cilet kreu Gerard Batten,i jane bashkuar ne Parlamentin Evropian grupit politik të udhëhequr nga partia Rassemblement national te Marine Le Pen, “Evropa e Kombeve dhe e Lirive”.
E beri te ditur vetë grupi: “Mirë se vini Gerard Batten, president i Ukip, Stuart Agnew dhe Jane Collins! Përpara për Evropën e Kombeve“,ka shkruar ne fakt në Twitter Grupi Enl, i cili përfshin rreth pesëmbëdhjetë euro deputetë të Rassemblement national të Le Pen, si dhe eurodeputetët e Lega-s Italiane, të Pvv Hollandeze, të Vlaams Belang te Belgjikes dhe të Knp Polake.
Pak muaj përpara zgjedhjeve evropiane të majit, të cilat nuk duhet të kenë te bëjnë me Mbretërinë e Bashkuar në rastin e Brexit, kreu i tanishëm i Ukip Gerard Batten lë kështu grupin Eldd (Evropa e Lirisë dhe Demokracisë direkt), kryesuar nga mbështetësi i Brexit Nigel Farage. Ky i fundit, bashkë-themelues i Ukip,ishte larguar nga partia në fillim të dhjetorit, duke kritikuar qëndrimet anti-myslimane të Batten.