Parlamenti ka mbyllur përkohësisht punimet e seancës së sotme plenare.
Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj njoftoi se vijimi i Parlamentit do të njoftohet në një moment të dytë dhe kjo do të varet nga negociatat e reformës në drejtësi.
Ilir Meta, ambasadorët Lu-Vlahutin dhe kryetari i PD, Basha po negociojnë në zyrën e kryeparlamentarit.
Edi Rama ka refuzuar të shkojë në takim.