Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një dalje publike ka bërë me dije planin e masave për menaxhimin e situatës me krizën energjetike.

jo që mbetet e rëndësishme është që do të vijojnë “përpjekjet për të mbrojtur abonentët familjarë dhe biznesin e vogël duke mos i ekspozuar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike”.

Sipas Ballukut, kësaj krize të energjisë i është shtuar edhe mungesa e reshjeve të shiut.

Për këtë arsye njoftoi ajo, importi do të jetë më i madh se prodhimi vendas.

Ministrja njoftoi se në kaskadën e Drinit në këtë moment punojnë vetëm dy agregat, ndërkohë që kërkesa është 17 mijë e 40 megavat orë.

“Fillimisht, i kemi kërkuar ARRSH-së dhe OSHE-së, që të bëjnë ndërpreje të ndriçimit në akset automobilistike kombëtare”, shpjegoi Balluku.

Gjithashtu do të ketë një ndërpreje në akset kombëtare të ndërthura me degëzime.

Këto masa nuk do të aplikohen në rrethrrotullime.

Balluku theksoi se duke nisur nga ora 12 e mesnatës do t’u kërkohet të gjithë Bashkive që të fikin dritat në ndërtesat që nuk kanë domosdoshmëri.

“Qeveria ka vendosur të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël, nuk do të ketë ndryshime. Duhet kuptuar që të gjithë duhet të kursejmë, ndodhemi përpara një fakti sepse sasitë janë të limituara”, u shpreh ajo.

Në përfundim të fjalës së saj Balluku tha se, “do e kalojmë këtë krizë ashtu si dhe ato të tjera”