/ Sipas Reuters/
Lëvizja Pesë Yjet (M5S) tani ndodhet në rrëmujë pas një fillimi tronditës në bashkinë e qytetit të Romës, fitore që ishte një shans për të fituar pushtet në mbarë vendin.
Partia triumfoi në zgjedhjet bashkiake në kryeqytetin e vendit në Qershor, duke mundur Partinë Demokratike të Matteo Rezit dhe duke prezantuar veten si një alternativë të shendetshme në rrjedhat kryesore të forcave politike në mbarë vendin.
Por administrata e re e Romës është përfshirë në një një polemikë me kryetaren Virginia Raggi, duke pranuar të Hënën se ajo e dinte prej javësh se një nga anëtarët e kabinetit të saj ishte nën hetim për pr një kundravajtje të supozuar.
M5S e rriti popullaritetin e vet duke denoncuar korrupsionin që ka mbuluar politikën për disa vjet dhe në këtë mënyrë e kaloi Partinë e Renzit sipas disa sondazheve.
Pesë Yjet shpresojnë se fitorja e Romës do të dihmonte në zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen në vitin 2018; kështu që lajmet se Raggi dhe aleatët e saj u qetesuan nga pditë e bezdisshme dhe i vunë kundërshtarët në masa të barabarta.
“Kurrë nuk kam parë kaq shumë gëngjeshtra, njëra pas tjetrës”, tha Renzi në një intervistë të Martën.
“Ne do të kurojmë gabimet tona me përulësi… sepse nuk mund të pranojmë nga të tjerët ato gjëra që nuk i bëjmë vetë”, tha senatori i M5S Nicola Morra
Gazetat italiane, të cilat janë shumica armiqësore me “Pesë Yjet” denoncuan atë që e quajtën hierarkia e hipokrizisë.
“Kaos në Romë,” tha la Repubblica. “Një revolucion i dështuar,” tha “e përditshmja e Romës Il Messaggero. “Fundi i Botës,” shkruan Huffington Post në botimin italisht.