Para 3 dekada, Gramoz Ruçin- ministër i Brendshëm i regjimit të diktaturës, e shikojmë në dritë tjetër. Ky tani është ‘demokrati i shkëlqyer”, njeri ‘i të drejtës’, i ‘lirisë’ dhe i ‘investimit human’. Atëherë pse regjimi i diktaturës komuniste akoma nuk po thërritet ‘regjim human’?

Opozita Demokrate, anti- komuniste, ka heshtur, edhe spe kishte deklaruar se ‘nuk do ta lejojë’ investimin ndaj Gramoz Ruçit, dmth., zgjedhjen e  tij në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Qeveria ka qenë e guximshme për të zgjedhur Ruçin numrin Dy të Shtetit.

Sot, kryeministri Edi Rama, e ka shpallur Gramoz Ruçin, ish ministër i regjimit të diktaturës, si ‘humanisti ku duhet të investojmë besim’.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar “Partia Socialiste” ka mbledhur sot për herë të parë Grupin Parlamentar.

“Jam i bindur se në atë sallë do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare me zgjedhjen e Gramozit në krye të kuvendit dhe dua ta nënvizoj qartë për ata që na dëgjojnë se Gramozi nuk është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë sepse është shoku ynë, por është shoku ynë sepse është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë.

U them konkurrentëve tanë demokratë se nëse nuk e votojnë Gramozin nëser, gabojnë një herë, por duke e shënjestruar me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë se refuzojnë deputetin me historinë më të gjatë parlamentare, sepse refuzojnë të kuptojnë se Shqipërisë as nuk i duhen e se shqiptarët i refuzojnë sepse duan punën dhe mirëqenien e tyre”,deklaroi Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë u ndal edhe tek seanca e parë plenare nesër dhe programi i qeverisë së re.

“Fillim javën e ardhshme do të paraqesim në kuvend qeverinë e re, programin e saj dhe më pas do të paraqesim dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Kemi hartuar tekstin e marrëveshjes së mirëkuptimit, mes qeverisë, grupit parlamentar dhe  partisë, e cila do të nënshkruhet në prani të të gjithë anëtarëve të PS”- tha kryeministri.

Ndërkohë që grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar për kryetar grupi, deputetin socialist, Taulant Balla, i cili ishte i vetëm në këtë garë.

Veritas.com.al/