Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane ne Mal te Zi, ku autori u vetura, ka vene ne gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kane rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet ne rrugën e Elbasanit ne Tiranë.

Këtë te enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektiv të policisë se shtetit, njofton Vizion Plus Tv

Burimet zyrtare ne drejtorinë e përgjithshme te policisë konfirmojnë se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë ne gatishmëri.

Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit. Ata po monitorojnë nga afer jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selite e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen ne kryeqytet.

Veritas.com.al/