-Në fund te një takimi qeveritar mbi sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Venezuelës, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton pa dashje ka treguar një shënim me shkrim ne te cilën supozohet dërgimi i 5000 ushtarëve amerikanë në Kolumbi në mbështetje te opozitës anti-Maduro

Nga: Jacopo Bongini/

Ndërsa sytë e botës janë të përqendruar mbi Venezuelën, nga qarqet politike amerikane kanë filluar të rrjedhin sekrete te mundshme rreth llojit të ndërhyrjes që do të zbatohet në rast se do të arrinte një pikë pa kthim në kombin Amerikanojugor.

Gjatë një takimi dje në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën janë shpallur sanksionet ekonomike për shtatë miliardë asete kundër industrisë së naftës të Venezuelës, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton ka treguar pa dashje në favor të telekameres një shënim në fletoren e tij, në të cilin ishin shënuar skenarë hipotetikë lidhur me veprimet e ardhshme të politikës së jashtme të SHBA. Në shënimet mund të lexohen ne fakt dy fraza të veçanta: e para ( “Afganistan -Mirëpriten  Bisedimet”) në lidhje me negociatat e vazhdueshme me talebanët për tërheqjen e kontingjentit ushtarak amerikan nga Afganistani, ndërsa e dyta        ( “5000 trupa në Kolumbi”) në lidhje me një ndërhyrje të mundshme të armatosur për të mbështetur opozitën Venezuelase. Eventualitet ky i fundit I mohuar së fundi nga një burim zyrtar në Pentagon – qe ka preferuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së situatës – e cila ka specifikuar se si Ministria e Mbrojtjes nuk ka marrë kurre ndonjë urdhër për këtë qëllim.

Imazhet e shënimeve te Bolton, te bëra shpejt virale në rrjet, megjithatë, kanë marrë në pyetje komentuesit politike ndërkombëtare në lidhje me atë se c’ lloj roli mund të ndërtoje ushtria amerikane në kontekstin e asaj që është një përshkallëzim i mundshëm, i mbështetur nga aleati historik kolumbian. Për shumë vite, në fakt, forcat e armatosura te SHBA –se bashkëpunojnë aktivisht me ato të Bogota-s, duke ofruar trajnime ushtarake kundër skenarëve të mundshëm të kryengritjeve popullore ose aksidenteve te avionëve. Për më tepër vjeshtën e kaluar, anija spital e marinës amerikane USNS Comfort ishte dislokuar në portin kolumbian të Riohacha-s, vetëm për të ndihmuar qindra mijëra refugjatë venezuelane qe ne këta tre vitet e fundit kanë ikur nga politikat gjithnjë e më represive të Nikolas Maduro përveç katastrofës ekonomike me të cilën po përballet Venezuela.

Megjithatë, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve Shtëpia e Bardhë ka përsëritur deklaratat e bëra më parë nga Bolton dhe nga Presidenti Donald Trump në ditët e fundit dhe që është se në lidhje me Venezuelën, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Po i njëjti Bolton, në një tweet postuar të hënën pasdite ka konfirmuar pozicionin e qeverisë:

“Do të vazhdojmë të përshkojmë te gjitha rrugët deri ne fund për të ndaluar regjimin e paligjshëm të Maduros të marrë ne zotërim burimet e saj të të ardhurave dhe për të garantuar që Presidenti ad interim Guaidó, dhe populli venezuelian, te disponojnë burimet dhe mbështetjen që ata kanë nevojë për të risjellë demokracine në Venezuelë “. Dy javë më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Juan Guaidó si Presidentin legjitim të Venezuelës, duke i quajtur të parregullta zgjedhjet e majit të kaluar, që çuan në fitore platformën çaviste të Nicolás Maduros.

Megjithatë, nuk është hera e parë që shënimet qeveritare jozyrtare bëhen publike me nxitim: madje edhe fjalimet zyrtare të Presidentit Trump shpesh janë te shoqëruara me shënime të margjinuara shkruar me dorë. Korrikun e kaluar – në kufijtë e samitit të diskutueshëm të Helsinkit me Presidentin rus Vladimir Putin – ngjalli një tufë polemikash një shënim personal i Trump (shprehja  “There was no colusion”)në të cilën fjala komplot(collusion) ishte shkruar me një l të vetme .

 

Veritas.com.al/