Seanca e zhvilluar një ditë më parë (14.12.2023) u shoqërua me tensione dhe përplasje të ashpra.

Deputetë të opozitës tentuan të hyjnë në sallën e Kuvendit, por nuk u lejuan nga Garda. Në këtë mënyrë që në orët e para të mëngjesit, pati përplasje mes ‘foltoristëve’ dhe Gardës. Ku gjatë përplasjes, u thye edhe xhami i derës kryesore të Kuvendit.

Ndërkohë mazhoranca  ka kërkuar përjashtimin për tre deputetë Saimir Koreshi, Edmond Spaho dhe Katriot Piroli, pas kaosit dhe tensioneve të djeshme shkaktuar prej tyre.