
Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Emri i Hysenit u propozua nga kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi dhe një takim me kreun e shtetit për këtë çështje pak ditë më parë.
Rama, pas takimit, deklaroi se Hyseni gëzon eksperiencën e nevojshme dhe respektin në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës.
Vlora Hyseni ka një karrierë të gjatë në shërbimet inteligjente të Kosovës.
Ajo ka qenë zëvendëskryetare e këtij institucioni, por në një periudhë të shkurtër kohore edhe e ka drejtuar.
Hyseni ka qenë dhe këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama.