Sapo u njoftua zyrtarisht një vizitë e kryeministrit Rama në Republikën Popullore të Kinës, menjeherë numri dy i shtetit, kryetar i Kuvendit, Ilir Meta planifikoi dy vizita jashtë shtetit. Kohën më të shumtë numri dy dhe tre i shtetit e kalojnë me vizita jashtë shtetit.
Por të bie në sy një garë mes këtyre dy shtetarëve kush bën më shumë vizita jashtë shtetit.
Dje Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në pergatitjet per viziten jashtë vendit është takuar për rreth 60 minuta me kryetarin e PDIU dhe njëkohësisht nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi. Në fokus të bisedimeve ka qenë projektbuxheti për vitin 2016, draft ky që po diskutohet në komisionet parlamentare.
Takimi i tyre u zhvillua në një lokal, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për funksionimin e koalicionit, si dhe për drejtimin e seancës plenare, pasi Meta ka planifikuar në axhendën e tij dy vizita jashtë shtetit, në Itali dhe Gjermani.