Sot, kryeministri Edi Rama ka vizituar Qytetin e Studentëve në Tiranë ku ka parë edhe ecurinë e punëve në rinovimin e konvikteve.

Pasi ka gjetur rastin të rikonfirmojë z. Erion Velaj për mandatin e dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke thënë se Veliaj do t’i mbarojë punët në mandatin e dytë, Rama ka denocuar ish- presidentin Nishani si zyrtar i lartë që ka abuzuar me detyrën dhe ka rrënuar ambientet e qytetit ‘Studenti.

Gjatë fjalës tij kryeministri ka denoncuar ish-presidentin Bujar Nishani se, kur ishte në detyrë,  vëllai i presidentit mori në pronësi mensën e qytetit studenti dhe atë e ktheu në lloto.

Për Ramën, problem për ndërtimin e kampusit dhe godinave në qytetin studenti janë bërë ish-zyrtaret e kaluar të PD-së që sipas tij kur ishin në pushtet kaluan në pronësi godinat dhe ambientet e Qytetit Studenti.

‘Sikurse ka ndodhur dhe me universitetit, simbol i zaptimit marrja e mensës nga vëllai i Presidentit të Republikës dhe kthimi i mensës në lloto. Bibliotekat u kthyen në klube striptizmi ose në lloto dhe u zaptuan godina për qëllime personale, u ndërtuan pa leje u ndërtuan dhe me leje. Ligjërisht nuk duheshin bërë legalizime se ky është territor universiteti. Kjo është një padrejtësi e jashtëzakonshme. E vetmja rrugë për hapjen e kampusit është shpronësimi. Nëse e shohim me sytë e asaj që duhet të jetë jemi shumë larg por nëse e shohim me sytë e asaj që ishte, dhe mënyrën si i qasemi këtij realiteti, sot është dita dje ishte nata.”, tha Rama.

Veritas.com.al/