Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman pas 24 orësh.
I mituri ishte zhdukur prej paradites së djeshëm. Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.
Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.
Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.