Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi duket se nuk heq dorë kollaj nga Doganat.

Ndoshta ia ka parë përfitimet në kohën kur ishte drejtor i Përgjithshëm i Doganave gjatë qeverisë së Nanos.

Burime nga PDIU thonë se gjatë takimit të sotëm në Rogner me kryeministrin Rama, është rënë dakord që Dogana e Durrësit të drejtohet nga përfaqësues të PDIU-së, parti e cila u përfshi në koalicionin qeverisës vitin e shkuar.

Emri i drejtorit të ri të propozuar nga Idrizi nuk dihet ende. Pas hyrjes në qeveri PDIU ka marrë disa drejtori të rëndësishme siç është AKU-ja, ISSH-ja , si dhe përfaqësohet me zv.ministër.