Pak javë pasi ndërroi jetë poeti i njohur, Arben Duka, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Duka.

Sipas Report Tv, Denis Duka, i biri i poetit të njohur, vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti, njëlloj si i ati i tij. Denis Duka vetëm 35-vjeç ishte i martuar dhe jetonte në SHBA bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tyre. Lajmi është bërë me dije nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

Arben Duka humbi jetën mbrëmjen e 13 Dhjetorit. Ai u dërgua në spital sapo u konstatua gjendja shëndetësore, për nuk mundi të mbijetojë.