Rozeta Dobi është shprehur se gjithë shuma e parave të gjetura në banesën e saj është është marrë në shtëpinë e Alda Klosit, ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në dëshminë e saj Rozeta thotë se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj, Alda Klosi dhe kjo gjë e ka shtyrë të kryente vjedhjen.
“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldës. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”, thuhet në dosjen hetimore.
Banesa e Klosit në Rrugën e Kosovarëve u grabit më 15 dhjetor, ngjarje për të cilën akuzohet pastruesja e saj, Rozeta Dobi dhe djali i kësaj të fundit, Havier Dobi. Rasti i vjedhjes, që ishte inskenuar si grabitje u konstatua nga vajza e Klosit, shtetasja me inicialet S.K., e cila rreth orës 14:00 ka kontraktuar se dera e banesës së saj ishte e hapur dhe ka telefonuar menjëherë nënën e saj.
“Konkretisht, me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 minuta, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orioni” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjëherë pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuarës shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtur S. Klosi, e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10:08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek Oshee. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme.
Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi.”, thuhet në dosjen hetimore.
Ndërkohë në dëshminë e saj, vajza e Alda Klosit, sqaroi se “me datë 15.12.2022, rreth orës 7.30 ka dalë nga banesa dhe kam shkuar në shkollën “Sami Frasheri” ishte nxënëse në vitin e parë. Ka qëndruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel “City” që ndodhej tek Rruga “E barrikadave” ku ka pire kafe me shoqërinë e klasës. Rreth orës 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardës ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në këmbë ka shkuar tek shtëpia në Rrugën “E kosovareve”. Ne momentin që ka qenë tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur në shtëpi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte ne rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe të gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj menjëherë ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar për këtë situatën.”.