Rasti pas rasti po raportohet se si mbështetës të PD po ndalojnë makina me pretendimin se ato po blejnë vota.

Ndërkohë që për çdo rast të denoncuar prej tyre , policia pasi ka kryer veprimet hetimore ka njoftuar se nuk kanë lidhje me procesin e zgjedhjeve.

Kështu pas rastit të fshatit Podgorie në Korçë, disa mbështetës të PD në fshatin Burim, Dibër kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, njofton policia, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndarëse e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor, njofton policia.

Njoftimi

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :
A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).
Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndarëse e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

VERITAS.COM.AL

Top Channel