
Partia Demokratike ka marrë vendimin për bojkotimin e punimeve të Komisioneve Parlamentare në Kuvend.
Burime nga selia e PD thanë se ky është hapi i parë ndaj vendimit të marrë nga maxhoranca për të mbrojtur ish-ministrin Saimir Tahiri.
Me nisjen e punës në Komisionet Parlamentare, sot, asnjë deputet i PD-së nuk ka qenë i pranishëm në punimet ditore.
Por pjesa tjetër e opozitës, LSI, ka qenë prezent me deputetë në mbledhjen e komisioneve parlamentare.
Veritas.com.al/