Sot në mesditë mblidhet komisioni i posaçëm parlamentar i Reformës në Drejtësi.
Pritet që në këtë mbledhje të bëhet miratimi nen për nen dhe në tërësi i draftit që po negociohet prej kohësh mes palëve.
Pika që mban të bllokuar votimin e ndryshimeve kushtetuese është ajo e mënyrës se si do të zgjidhen anëtarët e disa institucioneve kryesore.
Opozita këmbëngul që të ketë vende të rezervuara në këto institucione ndërsa qeveria mbështet variantin e votimit në parlament me 2/3 e votave.
Përpara mbledhjes së komisionit të reformës janë njoftuar mbledhje të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.