AFP 6 Janar 2020
Paris (AFP) – Të dy Irani dhe Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë një konventë që detyron shtetet të ruajnë vendet kulturore, tha agjensia kulturore e OKB të hënën pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi të shënjestrojë vendet kulturore iraniane.
Drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay tha në një takim me ambasadorin iranian të organizatës se Teherani dhe Uashingtoni kishin nënshkruar një konventë të vitit 1972,qe detyron shtetet të mos ndërmarrin “ndonjë masë të qëllimshme që mund të dëmtojë drejtpërdrejt ose indirekt trashëgiminë kulturore dhe natyrore” të shteteve të tjera .
Veritas.com.al