(FOTO: Arkiv)

Vetëm para pak minuta kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, duke njoftuar se kishte vendosur që ‘të ngrijë’ funksionin e kryetarit të PD-së, duke nisur njëkohësisht procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Konferenca e Bashës u dha vetëm 30 minuta pasi KQZ-ja e certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, rezultati më i keq i PD-së në vite.

Nga fjala e Lulzim Bashës:

“Në zgjedhjet e 25 qershorit diçka tjetër ndodhi. Në të gjithë betejën që bëra unë dhe PD, kundër trafikut të drogës, kanabisit, dekriminalizimin, sërish krimi nuk u ndal.

Vota u ble.

Kjo ishte e pabarabartë, por një garë ku unë nuk kam ndërmend të konkuroj me të njëjtat mjete. Ajo që ndodhi në 25 qershor ishte triumf i paligjshmërisë.

Vota që mori PD në 25 qershor ishte e keqe. Mbi 450 mijë qytetarë refuzuan të votojnë.

Unë dhe PD nuk jepemi. Kjo është një luftë për jetë a vdekje, luftë që unë dhe PD kemi ndërmend që ta fitojmë. Mandatet për mazhorancën nuk kanë dalë nga qytetarët, por nga korridoret e errëta.

Nuk ka gjë më të trishtë se blerja e votës.

Kam reflektuar thellë këto ditë. Unë marr përsipër gjitha përgjegjësitë. Shqiptarë kërkojnë një bilanc. Sa kam gabuar dhe ku, nuk e përcaktoj dot, por këtë nuk e përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë.

Kam vendosur të ngri të gjitha funksionet e mija si kryetar i PD-së dhe ato të ua delegoj dy nënkryetarëve, ndërsa do të konkurroj për kreun e PD-së sepse unë kam një projekt për PD dhe shqiptarët”.