Numërimi i votave kuti pas kutie, i ka kthyer PD-së një madat ‘të varur në fije të perit’, mandatin e pestë. Oreët e fundit Shkodra ka qenë një zonë mjaft e dyshuar se kush do të jetë forcë e parë dhe gjithashtu të merrte mandatin e pestë.
I pesti në listë ndodhet Nard Ndoka i PDK, që fiton mandatin.
Partia Socialiste u shkëput me thuajse 4000 vota në fillim, por pastaj shifrat ndryshuan. Tani PD ndodhet rreth 1700 vota para dhe duket se do ta mbyllë si forcë e parë duke marrë dhe 5 mandate kundër 4 të PS.
Deri më tani janë numëruar 386 kuti nga 421 në total.
Një mandat ka siguruar edhe LSI në Shkodër; por sfidanti është Tom Doshi që i vetëm ka marrë mandatin dhe ka mundur LSI-në me numër votash.
Veritas.com.al/