Ish-zëvendës ministrja e Jashtme, dhe ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi ka reaguar pas sinjalit se PD po shpallet ‘organizatë e dhunshme’ në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Harxhi thotë se SHBA mund ta listojë PD si organizatë e dhunshme, duke u nisur nga zhvillimet e fundit. Sipas saj, kjo nuk ka ndodhur dhe as është menduar kurrë edhe kur kjo forcë politike ishte në ditët më të vështira të saj.

Ndërsa shton se fajin kryesor për këtë është Lulzim Basha, të cilit ajo i referohet si ‘kryetari që nuk u bë kurrë lider’.

Komenti i plotë:

PD organizatë e dhunshme? Kurrë nuk ka ndodhur diçka e tille madje edhe ne ditët me te vështira për PD dhe vendin, qe Partia e cila solli pluralizmin ne Shqipëri te mund te futet ne këtë liste te SHBA. Paska qene projekt i madh ky për shkatërrimin e PD.

Fajtor kryesor për shkatërrimin e PD është kryetari qe s’u be kurrë lider. Por fajtor jemi edhe ne qe e lame te bënte me investimin tone sikur te ishte malli i tij. Ne u ngritëm kundër diktaturës me mbështetjen e USA ndërsa sot PD u rrënua e bashke me të edhe vendi!

Ju bej thirrje të gjithë demokrateve te mos shohin se si po ndodh shkatërrimi i tyre nga një Kryeministër i marre dhe një kryetar i padenje, por te ngrihen dhe t’i bëjnë balle këtij kurthi e te ri ngrenë shpresën tek shqiptaret. 1 korrik do te jete vone!

VERITAS.COM.AL/