Koment/ Pas nisjes së protestave të studentëve në 5 dhjetor dhe mbylljes së tyre nga mesi i Janarit, në ‘lojë’ kanë hyrë disa pedagogë. Pedagogët e gazetarisë i kanë kërkuar një takim ministres së Arsimit, ajo i ka pritur dhe nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për rrëzimin e ligjit mbi arsimin e lartë.

Kërkesa e pedagogëve dëshmon një përshkallëzim të rolit protestues, duke i nxjerrë  universitarët nga roli i tyre në rolin e ligjvënësve- edhe pse të pazgjedhur nga populli.

Pas protestës së studentëve, disa segmente të shoqërisë kanë ndryshuar destinacionin e tyre dhe pop tundohen drejt ndërhyrjes në punët e institucioneve të shtetformimit, duke paralajmëruar kaos institucional

Sot, në ditën e fundit të afatit të vendosur nga pedagogët për të shfuqizuar VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka thirrur në mbledhje disa përfaqësues të tyre.

Ata kanë kërcënuar se nëse qeveria nuk shpreh vullnetin për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës do të paralizojnë jetën akademike përmes grevës

“Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupës akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme”, thuhet në shkresë.

Veritas.com.al/