(FOTO: Angela merkel dhe Mike Pence)/
Shtetet e Bashkuara do të jetë e “palëkundur” në mbështetjen për Nato-n- tha zëvendës- presidenti Mike Pence liderëve Europian në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë.
Në fjalimin e parë të rëndësishëm mbi politikën e jashtme gjatë administratës së Trump, zoti Pence tha se Shtetet e Bashkaua do të “qëndrojn me Europën sot dhe çdo ditë”.
Por ai tha para liderëve të mbledhur se vendet Europiane po “dështojnë me pagesat e tyre të detyrueshme” mbi mbrojtjen.
Ky lloj dështimi “gërryen themelet e aleancës sonë”- tha ai.
Zëvendës- president e vuri theksin në atë se përveç Shteteve të Bashkuara, vetëm katër shtete kanë arritur te shpenzojnë 2& të GDP-së për mbrojtjen.
“Ka ardhur koha që të bëjmë më shumë”- tha Mike Pence.
/Veritas.com.al/