(FOTO: Francois Fillon, kandidat për President në Francë)/
Francois Fillon, kandidati i krahut të djathtë për president në Francë, është zënë në grackën e një skandali korrupsioni që tashmë ka marrë emrin “Penelopegate”. Nofka “Penelopagate” është gjetur për shkak se skandali vjen nga marrëdhëniet e gruas së tij me punën në Parlament, i cila quhet Penelopa.
Ditë më parë u konstatua se ajo isht paguar nga fondet parlamentare që i ishin akorduar një projekti që drejtonte burri i saj, Fillon- anëtar i parlamentit të Francës. Pagesat e Penelope ishin shumë më të larta se sa vetë produkti i punës që kërkohej.
Vetë Fillon ka mohuar se gruaja e tij ishte përfshirë në korrupsion duke thënë se “do ta mbroj deri në fund Penelopën”
Shkalla e miratimit të Fillon ka rënë mjaft dhe shpejt. Një studim i publikuar të Mërkurën sugjeron për herë të parë se Fillon mund të dalë nga gara që në raundin e parë në prill.
Sipas këtij skenari, përfituesi kryesor mund të jetë Emmanuel Macron i cili mund ta tejkalojë Fillon dhe të dalë në përpalljen e raundit të dytë me Marine Le Pen, të krahut të djathtë ekstrem.
Le Pen mund të përfitojë gjithashtu, por partia e saj është e ngatërruar në skandalin e shpenzimeve në Parlamentin Europian.