Opozita dhe mazhoanca kanë rénë dakord për ligjin e dekriminalizimit, dhe së shpejti do të nisin konsultat me ekspertët për të bërë ndryshimet në kushtetutë.
Kryetari i Komisionit të Posaçëm për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi tha pas mbledhjes së këtij komisioni se të dyja palët janë të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt.
“E njëjta frymë që mbizotëroi ditën e premte e njëjta frymë mbizotëroi dhe sot në komisionin e posaçëm. Ram dakord me unitet të plotë që ky proces konsultimi dhe me ekspertët, që ky proces i ndryshimit të Kushtetutës të vijojë. Duam që ky proces të mbyllet në një kohë sa më të shpejtë. Kushtetuta është një proces që kërkon një teknikë dhe një përmbledhje maksimale. Unë besoj se pavarësisht se është një tekst i shkurtër do kohë, shumë shpejt do të kemi në parlament ligjin për dekriminalizimin”, u shpreh Bylykbashi.
Ndërkohë deputeti socialist Balla theksoi se shumë shpejt do të nissin diskutimet e hapura me ekspertët për ndryshimet në Kushtetutë.
“Ligji ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen enë kushtetutë për të hapur çelsat që bëjnë të mundshëm ndryshimin e legjislacionit shqiptar sa i përket ligjshmërisë së atyre që hyjnë në institucione. Unë vlerësoj propozimin e bërë. Shumë shpejt teksti integral do të bëhet publik. Kushtetuta është një dokument e cila kërkon sa më shumë përmbledhje”, theksoi Balla.