Këtë të hënë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Gjatë qëndrimit në Vilnius, kreu i qeverisë pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimi do të mbahet gjatë samitit të NATO-s, i cili do të zhvillohet në datat 11 dhe 12 korrik në Lituani.

Sipas burimeve në fokus të takimit të tyre do të jetë çështja Beleri dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Kujtojmë se pala greke ka reaguar ashpër pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ata kanë kërkuar që Beleri të lirohet dhe se po cënohen të drejtat e minoriteteve në Himarë.

Athina zyrtare ishte e qartë në qëndrimin e saj duke thënë se nëse nuk respektohen pakicat kombëtare, kjo çështje do të ndikonte dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.