Rabinët janë gati ti bashkohen radhëve të ushtrisë gjermane për herë të parë në 100 vjet, ndërsa Bundeswehri duket të zgjerojë kujdesin baritor për hebrenjtë në të gjitha shërbimet, mes sinjaleve të një ringjalljeje kombëtare të antisemitizmit.

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen tha se ministria e saj do të emërojë kapelanët e Hebrenjve në Bundeswehr bazuar në rekomandimet e Këshillit Qendror të Çifutëve në Gjermani, organizata kulmore që përfaqëson rreth 200,000 anëtarë të komuniteteve hebraike anembanë vendit.

Aktualisht në Ushtrinë Gjermane janë 62,194 ushtarë në shërbim aktiv dhe ndërsa ushtarakët dhe gratë nuk janë të detyruar të zbulojnë besimin e tyre, ministria vlerëson se rreth 300 Hebrenj shërbejnë në Bundeswehr.

“Ky është një sinjal i rëndësishëm në një kohë kur antisemitizmi, polarizimi fetar dhe mendësia e ngushtë janë në marshim në shumë vende”, tha ministrja e mbrojtjes Ursula von der Leyen në një deklaratë raportuar nga JTA.

Von der Leyen shtoi se ajo ishte “mirënjohëse dhe e përulur të dije se gratë dhe burrat Hebrenj shërbejnë në Bundeswehr”, duke thënë se çdo ushtar, duke përfshirë hebrenjtë dhe muslimanët, ka të drejtën e “praktikës fetare dhe kujdesit pastoral të pashqetësuar”.

Sipas Këshillit Qendror, rabinët e ardhshëm te ushtrisë gjermane do të punojnë edhe në nje kapacitet pastoral, edhe në instruktimin e ushtarëve të të gjitha prejardhjeve fetare, “duke pasuruar edukimin e tyre etik … me një kontribut Hebre”.

Lajmi vjen pas paralajmërimeve në janar se kishte një nivel të konsiderueshëm të injorancës lidhur me Holokaustin dhe mungesën e simpatisë për miliona viktima – veçanërisht në mesin e të rinjve dhe emigrantëve të sapoardhur. Një studim i kohëve të fundit i BE-së sugjeroi se pasiguria e ushqyer nga antisemitizmi ka nxitur një numër gjithnjë e më të madh të hebrenjve britanikë, gjermanë dhe suedezë që të konsiderojnë largimin nga vendet e tyre.

Popullsia e Gjermanisë prej 82.8 milionësh tani përfshin vetëm rreth 200.000 Hebrenj. Berlini është qendra më e madhe me rreth 40,000. Para se Adolf Hitleri dhe Partia e tij Naziste të vinin në pushtet, Gjermania kishte një popullsi Hebre rreth 500,000.

Veritas.com.al/