Koment nga TCH/
Gjykata Kushtetuese e vendosi veten në pamundësi të marrjes së një vendimi për kushtetutshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019 pasi mori në shqyrtim një padi të Shoqatës së Bashkive. Shtatë anëtarët e kushtetueses preferuan ta gjejnë zgjidhjen në Komisioninin e Venecias.
“Presidenti mund t’i anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në një situatë që përmbush kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme. Edhe në një rast të tillë, Presidenti ka nevojë për një bazë ligjore të posaçme – ad hoc – për të shtyrë zgjedhjet. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që përmbushin kërkesat për deklarimin e një gjendjeje të jashtëzakonshme. Megjithatë rregullat kushtetuese të zbatueshme për situatat e jashtëzakonshme në këtë rast nuk janë ndjekur. Nuk pati gjithashtu as konsensus politik, që do të kish bërë të mundur krijimin e një baze ligjore Ad Hoc.”
Në një kohë kur Komisioni Venecias është shprehur njëherë për zgjedhjet e 30 Qershorit pritet me interes argumentimi Gjykatës Kushtetuese përse ishte në pamundësi vendimmarrje dhe çfarë pyetjesh do t’i dërgojë Venecias.
VERITAS.COM.AL