“Gjate punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të cilat po verifikohen”, thuhet në një deklaratë të ARRSH, duke përshkruar aktet e d dhunshme sot kur përfaqësuesit shtetëror nuk u lejuan të bëjnë punën e tyre.
Përmes një deklaratë shpërndarë mediave Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me zhvillimet e ditës së sotme në zonën e Unazës së Re, ku banorët larguan grupet e vlerësimit. Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se grupet e vlerësimit kanë mbërritur sot në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit, ndërsa janë penguar nga terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të cilat po verifikohen.
“Gjate punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banoreve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë të pranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre.” -Citohet në njoftim
“Inxhinierët e ARRSH po vazhdojnë procesin e verifikimit në terren të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH.
Veritas.com.al/