Nga takimi elektoral në Korçë, ku Bindja Demokratike kandidon Nard Ollin, Astrit Patozi dha këtë koment për protestën e PD-s dhe LSI-s.

“Ajo protestë ishte epilogu i një marrëzie politike. Ne kemi qenë kundër djegies së mandateve, kundër daljes në rrugë kundra revolucionit dhe kundër goditjes së pushtetit me dhunë. Ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument që mund të ndryshojë gjërat në Shqipëri, sepse jemi forcë politike e djathtë dhe perëndimore.”

Sipas Pazotit mbajtja e zgjedhjeve me 30 është e paevitueshme.

“Unë mendoj që ata duan apo nuk duan 30 qershori është një datë e vendosur, ku shqiptarët janë të detyruar të shkojnë e të ndryshojnë qeverisjet e tyre vendore. Sigurisht edhe faktori ndërkombëtar ka luajtur rrolin e vet pozitiv, do të thoja në zgjidhjen e kësaj krize.”

Por si e shikon Astrit Patozi c’dekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidentit Meta?

“Në kuadrin e një marrëzie politike dhe kjo do të marrë përgjigjen e duhur me 30 qershor. Nuk ka asnjë forcë në këtë tokë, por ndoshta edhe jashtë kësaj toke, që mund të ndalojë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë, për të ndryshuar qeverisjet e tyre”, ka thënë Patozi në fjalën e tij.

Veritas.com.al/